Senegali eliminon Katarin nga Kupa e Botës

Senegali eliminon Katarin nga Kupa e Botës

Senegali e ka shijuar fitoren e parë në Kupën e Botës, derisa Katarit ia ka shkaktuar humbjen e dytë në këtë kompeticion duke e mposhtur me rezultat 3-1.

Boulaye Dia, Famara Diedhiou dhe Bamba Dieng ishin shënues të senegalezëve, kurse për Katarin golin e parë në kampionat e shënoi Mohammed Muntari.
Pas kësaj fitore, Senegali mbetet në garë për kualifikim, derisa Katari e siguron eliminim nga Kupa e Botës dhe ndeshjen e fundit përshëndetëse e zhvillon ndaj Holandës.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Holandës dhe Ekuadorit zhvillohet nga ora 17:00.