` . Senati amerikan miraton Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO - TV-SHENJA

Senati amerikan miraton Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Senati amerikan ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votua “për”, vetëm dy senatorë, respektivisht, një nga Juta dhe një nga Kentucky votuan kundër, ndërsa 14 senatorë nuk votuan. Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e kanë ratifikuar 25 anëtare, ndërsa i paqartë mbetet ratifikimi nga Spanja. Pwrveç Spanjws protokollin duhet ta nwnshkruajnw edhe Holanda, Islanda  dhe Franca.

Pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare, këtë do të duhet ta bëjë edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me çka shteti edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.