` . Selmani: Ideja e BDI-së për kryeministrin, vetëm për të mashtruar elektoratin shqiptarë - TV SHENJA

Selmani: Ideja e BDI-së për kryeministrin, vetëm për të mashtruar elektoratin shqiptarë

Ideja e kryeministrit shqiptar është një mashtrim, një tallje brutale me shqiptarët, vlerëson gazetari Naser Selmani në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Do të ishte më e ndershme që të dalin p.sh. nëse kanë fuqi të thonë se ne kërkojmë federalizimin e Maqedonisë, sepse kjo është një ndrrim i sistemit politik të Maqedonisë, nga ai unitar në federal. Por ata nuk kanë fuqi atë ta bëjnë, dhe prandaj janë as andej as këndej, e bëjnë për nevojat e mashtrimit të elektoratit shqiptarë”, deklaroi Selmani.