Seleksionuesi i Gjeorgjisë: Maqedonia e Veriut jo vetëm që luajti në Europian, ata eliminuan edhe Italinë nga Botërori

Seleksionuesi i Gjeorgjisë: Maqedonia e Veriut jo vetëm që luajti në Europian, ata eliminuan edhe Italinë nga Botërori

Në prag të ndeshjes së nesërme të xhiros së 5-të në grupin e tretë në Ligën C të Kombeve ndërmjet Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, seleksionuesi i vendasve, Vili Sanjol, ka shprehur të gjitha pritshmëritë e tij pasditen e sotme.

“Për mua Maqedonia ishte ekipi më i mirë në grup para fillimit të ndeshjeve. Ata luajtën në Kampionatin Evropian, kanë një ekip të madh. Por tani ne jemi liderët dhe vendosim vetë vendin e parë. Do të jemi shumë të zhgënjyer nëse nuk arrijmë të përfundojmë të parët”, thotë Sanjol.

“Nëse duam të fitojmë, atëherë duhet të jemi cilësorë në çdo pjesë të fushës. Maqedonia jo vetëm që luajti në Kampionatin Evropian, por është një ekip që e eliminoi Italinë nga Botërori. Maqedonia është një ekip që ka rezultate të shkëlqyera në dy vitet e fundit”. /SHENJA/