Sela pas takimit me Kovaçevski: Alternativa e vetme për vendin është BE-ja

Sela pas takimit me Kovaçevski: Alternativa e vetme për vendin është BE-ja

Pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar se ata tani më e kanë pranuar propozimin e ri francez dhe të njëjtin do  ta shqyrtojnë në organet e partisë.

Sipas Selës, ajo që vihet në dyshim është fakti se alternativa e vetme e vendit duhet të jetë BE-ja, dhe se ai, është kundër çdo lloj iniciative për zëvendësimin e saj.

“Kam bërë apel tek subjektet politike dhe politikanët, që ta marrin me më tepër seriozitet propozimin francez sepse tani më nuk bëhet fjalë për vetëm për pranimin ose jo të propozimit francez, bëhet fjalë për dilemën e madhe nëse do të vazhdojë Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së apo do të ndërpritet ky rrugëtim, Aleanca për Shqiptarët  është në anën e vazhdimit të këtij rrugëtimi evropian, jemi në anën e moskrijimit të alternativave të tjera çfarëdo qofshin, qofshin të quajtura Ballkani i Hapur. Alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe asgjë tjetër hiç”, ka deklaruar Sela.