Sela: Pa pazare votuam pro-propozimit francez

Sela: Pa pazare votuam pro-propozimit francez

Pas miratimit të propozimin francez ka reaguar edhe kryetari i Aleancws pwr Shqiptarwt, Zijadin Sela.

“Partitë serioze, të përgjegjshme dhe të sinqerta shihen në ditët vendimtare, kur pa pazare, me dije, guxim dhe fytyrë të pastër, duke qenë edhe në opozitë sjellin vendime të rëndësishme e shpëtojnë procese vendimtare për të ardhmen e qytetarëve.Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së, të cilat ishin mbyllur për tre dekada.Ashtu si edhe në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuam se pushteti nuk na josh, e të qenurit në opozitë nuk na bën më pak përgjegjës, por përkundrazi, duke parë papërgjegjësinë e këtij pushteti i qëndruam besnik fjalës së dhënë qytetarëve tanë dhe amanetin e çuam në vend.Urime shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, me të cilët bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!”