Sela jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të ASH-së

Sela jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të ASH-së

Para disa minutave Zijadin Sela ka njoftuar se zyrtarisht jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Sela tha se dorëheqja e tij vjen për shkak të rezultatit të dobët të ASH-së në zgjedhjet për këshilltar komunal në Tetovë, ku kjo parti nuk arriti të merr asnjë këshilltarë.

“Sot pata takim me udhëheqësinë më të ngushtë të Aleancës për Shqiptarët, pas rezultateve të djeshme për Këshillin e Komunës së Tetovës. Rezultatet e Tetovës, janë jashtë çdo pritje tona. Unë si kryetar partie mbaj përgjegjësi dhe jap përgjegjësi të parevokueshme”, deklaroi Sela.