Sekuestrohen mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet një person

Sekuestrohen mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar Sh.Z.(50) nga Tetova pasi i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 560 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 69 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga lëndët plasëse, thuhet në njoftimin e MPB-së