Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punëtorë, po kërkohen punëtorë nga jashtë

Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punëtorë, po kërkohen punëtorë nga jashtë

 

Shkalla reale e mungesës së punëtorëve në sektorin e turizmit, është 20 000, por nëse nuk gjendet zgjidhje, ekziston rreziku për mbylljen e 50-60% të kapaciteteve të tanishme. Këtë të dhënë e ka bërë të ditur, kryetari i Odës turistiko-hotelierike Arkan Kerim .

Oda turistike – hotelierike thotë se mund të siguroj 5 000 punëtorë të kualifikuar të cilët vazhdimisht do të punojnë në kapacitetet vendase për të shpëtuar sezonin turistik. Mirëpo ato siç thanë nga Oda, duhet të punësohen nga institucionet kompetente, me kusht që punësimi i tyre të jetë i njëjti sikur i shtetasve të Maqedonisë se Veriut. Përshkak të të largimit të personelit në vendet evropiane, sektori I turizmit po përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore të kualifikuar, që është një kërcënim për ekzistencën e një numri të madh të subjekteve afariste.