Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin terrorist në Istanbul

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin terrorist në Istanbul

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar në mënyrë të fuqishme sulmin terrorist me bombë në Istanbul, ku humbën jetën 6 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres ka shprehur ngushëllimet e tij për qeverinë turke dhe familjet dhe të afërmit e atyre që kanë humbur jetën në sulm.

Duke e dënuar sulmin në mënyrë të fuqishme, Guterres ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Në sulmin terrorist të ndodhur dje në rrugën İstiklal të rrethit Beyoğlu në Istanbul, humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 81 të tjerë.