Sedlloski: Duam të shkruajmë historinë kundër Ballkanit

Sedlloski: Duam të shkruajmë historinë kundër Ballkanit

FC Shkupi nesër përballet me Ballkanin në ndeshjen e vlefshme të fazës së plej-ofit të Ligës së Konferencës. Fituesi nga dy përballjet do të kualifikohet në fazën e grupeve që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dyja skuadrat. Nga tabori i FC Shkupit janë të vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit, megjithatë besojnë se në fund do të dalin fitimtarë.

“Natyrisht, më duhet të them që kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor, sapo arriti në këtë fazë në plej-of. Nesër është pjesa e parë, 90 minuta, shpresoj që lojtarët të japin maksimumin dhe të kryejnë detyrat në fushë. Ata kanë një ekip i mirë. Duhet të luajmë me durim, zgjuarsi, të luajmë sa më mirë deri tani, mendoj se jemi të aftë ta bëjnë këtë në ndeshjen e nesërme. Për neve kjo është ndeshje historike, prandaj duam të shkruajmë hisotir”, deklaroi