Seancë e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport në Kuvend

Seancë e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport në Kuvend

Në Kuvend so dy seanca do të mbajë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport në endin e ditës të të cilave janë ndryshime të disa ligjeve.

Anëtarët e këtij Komisioni do t’i shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor, Ligjin për Arsimin e Mesëm, Ligjin për Themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë, Ligjin për Universitetet e Hapura Civile për mësim gjatë gjithë jetës, Ligjin për Inspektimin Arsimor dhe Ligjin për Akademinë e Sporteve.

Në agjendën e Komisionit është edhe Propozimi i ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të komuniteteve fetare.