` . Së shpejti marrëveshje dhe vendim për hapjen e kufijve në rajon - TV-SHENJA

Së shpejti marrëveshje dhe vendim për hapjen e kufijve në rajon

Kryeministri Oliver Spasovski pret që vendet e rajonit së shpejti të arrijnë marrëveshje dhe të sjellin vendim për hapjen e kufijve.

Spasovski ka shtuar se është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tij të vendeve fqinje me të cilët siç tha, “bisedohet për hapjen e kufijve”.

“Më parë përmenda se mbajtëm edhe një konferencë e cila ka pasur temë qendrore përballjen me Kovid-19, hapjën e kufijve, hapjen e mundësive mes shteteve nga rajoni. Kjo është me rëndësi pasi nëse i hapim kufijtë, kemi lëvizje të lirë të qytetarëve, mallrave, shërbimeve dhe atëherë ekono(MEDIAL) do të ketë ekspanzionin e saj. Unë pres se një marrëveshje e tillë do të arrihet dhe së shpejti do të mund të sjellim vendim për hapjen e kufijve për mbarë rajonin”, ka thënë Spasovski gjatë vizitës në Karbinci ku ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit në vendin e quajtur “Visok vrv”.