Scholz: Ne duhet të jemi të përgatitur për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë

Scholz: Ne duhet të jemi të përgatitur për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman. Olaf Scholz tha sot se Gjermania duhet të përgatitet për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë.

Për shkak të luftës në Ukrainë, Gjermania ka ndryshuar në mënyrë drastike politikën e saj të mëparshme për investimet në ushtri, raporton reuters.

Scholz thotë se fondi i mbrojtjes prej 100 miliardë euro është dëshmi se Gjermania e ka marrë seriozisht rrezikun që mund të shkaktohet nga përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Kinë në fillim të këtij muaji, Scholz dhe presidenti kinez Xi Jinping dënuan kërcënimet për përdorimin e armëve atomike në Ukrainë.

Theksojmë shteti gjerman është ndër vendet më të varura prej gazit dhe naftës ruse.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.