Scaloni shpjegon arsyen pse nuk luan Dybala dhe paralajmëron spektakël ndaj Holandës

Scaloni shpjegon arsyen pse nuk luan Dybala dhe paralajmëron spektakël ndaj Holandës

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, theksoi se ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës, Katar 2022, e ekipit të tij kundër Holandës do të jetë e këndshme për t’u ndjekur.

Duke folur në konferencën për mediet, tekniku deklaroi se të dyja skuadrat synojnë të sulmojnë gjatë gjithë kohës.

“Ndeshja e nesërme do të jetë e këndshme për t’u parë, janë dy skuadra që synojnë gjithmonë të sulmojnë. De Paul? Ai është Në rregull. Do të shohim në stërvitjen e sotme se si të formojmë ekipin. Ai dhe Di Maria u stërvitën, por ka ende një ditë për të vlerësuar ekipin”,-tha Scaloni.

Nuk ka munguar as një koment për situatën e Paulo Dybalës, që nuk ka luajtur ende asnjë minutë në këtë Kupë Bote, teksa vetë Scaloni pranon se futbollisti i Romës është në formë të mirë fizike.

“Dybala është në formë shumë të mirë, por unë nuk e kam parë ende të arsyeshme ta aktivizoj, ndaj nuk ka luajtur. Jam shumë i kënaqur me sjelljen e tij dhe mbi të gjitha me formën”, deklaroi trajneri i Argjentinës.