Saudi Aramco kalon Apple duke u bërë kompania më e vlefshme në botë

Saudi Aramco kalon Apple duke u bërë kompania më e vlefshme në botë

Saudi Aramco, kompania kombëtare e naftës e Arabisë Saudite, është bërë lider në renditjen e kompanive më të vlefshme në botë, duke kaluar për herë të parë që nga viti 2020 kompaninë teknologjike Apple me bazë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke përfituar nga rritja e çmimeve të naftës, vlera e tregut të Saudi Aramco-s që nga e mërkura u rrit në 2.42 trilionë dollarë.

Vlera e tregut e Apple-s, nga ana tjetër, ra në 2.37 trilionë dollarë dje, me shitjet që kanë qenë efektive në stoqet e teknologjisë së fundmi. Sipas kësaj, Saudi Aramco u bë kompania më e vlefshme në botë, duke kaluar Apple-n për herë të parë që nga viti 2020.

Në fillim të këtij viti, kapitali i tregut i Apple-s arriti në 3 trilionë dollarë ndërsa kapitali i tregut të Saudi Aramco ishte nën 2 trilionë dollarë. Aksionet e Apple-s kanë rënë gati 20 për qind këtë vit ndërsa aksionet e Saudi Aramco duke përfituar nga çmimet e naftës të rritura nga lufta në Ukrainë janë rritur gati 29 për qind.

Ndërkohë, Saudi Aramco njoftoi se fitimi i kompanisë u dyfishua vitin e kaluar me rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së COVID-19.

Saudi Aramco regjistroi shitje prej 400 miliardë dollarësh dhe fitime prej 110 miliardë dollarësh vitin e kaluar ndërsa Apple raportoi të ardhura mbi 378 miliardë dollarë dhe fitime prej 101 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.