` . Sasho Tasevski mbetet drejtor i Byrosë për Siguri Publike - TV SHENJA

Sasho Tasevski mbetet drejtor i Byrosë për Siguri Publike

Në seancën e sotme qeveritare u miratua propozimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që Sasho Taseski të emërohet drejtor i Byrosë për Siguri Publike, njofton Shenja.

“Në mbledhjen e sotme në Qeveri e propozova drejtorin e deritashëm të Byros pwr Siguri Publikw, Sasho Tasevski për një mandat tjetër 4 vjeçar, dhe në mënyrë unanime u miratua”, shkroi në fejsbuk Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“E rëndësishme është se në çdo moment t’i kemi njerëzit e vërtetë në pozitat e vërteta, njerëz të ndershëm që do të zbatojnë përgjegjësit serioze”, shkroi më tej Spasovski. /SHENJA/