` . Sarri: Nuk e di si humbëm, megjithatë luajtëm një ndeshje të mirë - TV SHENJA

Sarri: Nuk e di si humbëm, megjithatë luajtëm një ndeshje të mirë

Maurizio Sarri këmbëngul se Juventus as nuk duhet të përpiqet të analizojë ‘ndërprerjen’ e tyre kundër Milanit, sepse ata ishin një ekip fantastik për 60 minuta.Për 60 minuta lojë, Juventus ishte duke fituar me rezultatin 0-2, por pastaj për 15 minutave, Milani përmbysi gjithçka dhe në fund fitoi me rezultatin 4:2, përcjell GazetaBlic.
“Unë mendoj se 60 minutat tona të para ishin të jashtëzakonshme. Ne kishim kontroll të plotë dhe e kishim këtë ndërprerje. Nuk ka nevojë për shumë shqetësim, sepse po luajmë një lojë në tre ditë, “tha Sarri për DAZN.