Sanksionohen 136 shoferë në Shkup, 11 për tejkalim të shpejtësisë

Sanksionohen 136 shoferë në Shkup, 11 për tejkalim të shpejtësisë

Gjithsej 136 masa janë shqiptuar gjatë ditës së  djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit  në kontrollet e intensifikuara në zonën e komunikacionit.

Nga këto  për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar janë 11 sanksione, 10 masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi, shtatë sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditën në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e MPB-së.