Samsung tërheq reklamën ndaj së cilës reaguan muslimanët në Singapor

Samsung tërheq reklamën ndaj së cilës reaguan muslimanët në Singapor

Gjiganti i elektronikës Samsung tërhoqi reklamën e publikuar në Singapor pas reagimit të muslimanëve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, reklama e Samsung-ut në Singapor shfaqte imazhe të një nëne me shami që përkrah djalin e saj, i veshur si një grua.

Pas reagimit të ashpër nga komuniteti musliman në Singapor se reklama po përpiqej të impononte ideologjinë e LGBT-së, Samsung e hoqi reklamën nga të gjitha platformat.

Në një deklaratë nga “Samsung Singapore” thuhet se ishin në dijeni se videoja mund të perceptohej si “e pandjeshme dhe ofenduese” dhe se ishte e pamjaftueshme në këtë drejtim.