Samiti i Brukselit/BBC News: Ka shpresa që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëjnë përparim

Samiti i Brukselit/BBC News: Ka shpresa që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëjnë përparim

Në një artikull dedikuar samitit të Këshillit Europian që mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor, prestigjiozia britanike BBC News shkruan se ka shpresa që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëjnë përparim përsa i përket aspiratave për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Në artikullin e BBC News shkruhet se vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh.

Udhëheqësit e BE-së pritet të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor mëngjesin e ditës së sotme, përpara samitit kryesor.

Po ashtu, BBC News shkruan se Ukraina aplikoi disa ditë pas pushtimit rus në Shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte konsensus total për Ukrainën. Por mund të