Salihamixhiç: Gjatë verës Bayern do të transferojë Pavardin

Salihamixhiç: Gjatë verës Bayern do të transferojë Pavardin

Drejtori sportiv i Bayernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, sot njoftoi se gjatë afatit kalimtar veror gjiganti bavarez futbollistik do të transferojë Benjamin Pavard (22), mbrojtës i Stuttgart-it dhe i kombëtares së Francës, raporton Anadolu Agency (AA).  “Pavard do të nënshkruajë kontratë me Bayernin për 5 vjet, me vlerë prej 35 milionë euro”, tha Salihamixhiç.  Pavard filloi karrierën e tij në Lille. Nga 30 gushti i vitit 2016, ai është lojtar i skuadrës gjermane Shtutgart. Vitin e kaluar me Francën ishte kampion i botës dhe ndeshja e tij kundër Argjentinës u shpall më e bukur në Botërorin në Rusi.