Sali: 560 pacientë janë trajtuar me kemofiltrim në “Zhan Mitrev”, do të duhet raport i posaçëm për secilin prej tyre

Sali: 560 pacientë janë trajtuar me kemofiltrim në “Zhan Mitrev”, do të duhet raport i posaçëm për secilin prej tyre

Për rastin “Zhan Mitrev”, ministri Bekim Sali tha se ju nevojitet mjaftë kohë për të analizuar secilin rast individualisht për të dalë me një raport përfundimtare preciz.

 “Ne kemi kërkuar bashkëpunim nga 5 institucione të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me ministrin e Shëndetësisë, ato janë Inspektorati Shëndetësore dhe Sanitar, Oda e Mjekëve, Malmed, Komisioni për infeksione intraspitalore dhe komisioni profesional që do të punoj në analizën për çdo rast veçmas për indikacionet për pranimin e kemofiltrimit në trajtimin e pacientëve me Covid. Presioni është i madh sidomos nga ju gazetarët që bëhet nga opinion për një vendim të shpejtë dhe për konkluzione të shpejta nga Komisionet për këtë rast. Ne kemi marrë material nga Zhan Mitrev, më dueht të them se kanë qenë bashkëpunues dhe na i kanë dhënë të gjitha materialet e kërkuara. Bëhet fjalë për 560 pacientët që kanë qenë të trajtuar me hemofiltim pacientët me Covid. Sa kohë do na duhet për të bërë analizën e këtyre 560 dosjeve të cilat janë voluminoze sepse ka pasur pacientë që aty kanë qëndruar 1 muaj, do të na marrin mjaftë kohë që opinionit në fund t’i japim raport preciz përfundimtar se çfar ka ndodhur në Zhan Mitrev”, tha ministri Sali, raporton SHENJA.