Salah refuzon të flasë për rinovimin: Unë nuk jam egoist, dua të shoh Henderson me trofeun lart!

Salah refuzon të flasë për rinovimin: Unë nuk jam egoist, dua të shoh Henderson me trofeun lart!

E ardhmja e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool vijon të jetë e rrethuar me shumë “re të zeza”. Fjala është për Mohamed Salah, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023, ndërsa me gjithë përpjekjet e drejtuesve të kuq, egjiptiani deri më tani nuk ka pranuar të firmosë rinovimin.

Sulmuesi së fundmi i është shmangur sërish pyetjes mbi të ardhmen teksa ka theksuar se mendja e tij është tek finalja e Champions League ndaj Real Madrid dhe se do të tregohej egoist nëse në këtë pikë të sezonit do të mendonte për shifrat në kontratë.

“Në mendjen time, në këtë fazë që është sezoni, nuk mund të mendoj për rinovimin e kontratës. Unë nuk dua të tregohem egoist, e kam mendjen tek skuadra sepse është një fundjavë shumë e rëndësishme për ne.

Dua të fitoj me çdo kusht trofeun e Champions League, dua të shoh Henderson të ngrejë lart trofeun dhe më pas ta kaloj atë tek unë. Me siguri që do të qëndroj