` . Ruskovksa kërkon t'u merren pasaportat të dyshuarve - TV-SHENJA

Ruskovksa kërkon t’u merren pasaportat të dyshuarve

Nesër do të thirren në gjykatë të dyshuarit në hetimin më të ri për organizatën joqeveritare të Bojan Jovanovskit (Boki 13), tha prokurorja Villma Ruskovska.

Ajo kërkoi nga gjykata që t’u merren pasaportat, një herë në javë të paraqiten në gjykatë dhe t’u ndalohet ta lëshojnë Shkupin.

Nesër do të shpallet aktakuza për rastin “Zhvatja” për tre të akuzuarit, Katica Janeva, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

“Ekspertizat e përfunduara të materialeve të sekuestruara sigurojnë dëshmi kyçe. Flas për aktakuzën që nesër do ta shpall dhe për të dyshuarit. Kemi gjetur shumë dëshmi të rëndësishme”, tha Ruskovska.
Ruskovska shtoi se do të kërkojë vazhdim të paraburgimit për Janevën, Jovanvovskin dhe Mileskin.