Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore? Reagon Shtëpia e Bardhë

Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore? Reagon Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara nuk kanë indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Joe Biden paralajmëroi më herët se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “nuk bënte shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike në Ukrainë , tha Biden.
E pyetur për komentet e Bidenit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve:

“Ai po e përforconte atë që kemi thënë, që është se sa seriozisht … i marrim këto kërcënime.”