Rusia po i rekruton në ushtri protestuesit e arrestuar

Rusia po i rekruton në ushtri protestuesit e arrestuar

Më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë të mërkurën për pjesëmarrje në protestat mbarëkombëtare kundër luftës – derisa disa po rekrutohen drejtpërdrejt në ushtri, sipas një grupi monitorues.

Protestat erdhën pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm”, ku 300 mijë rezervistë do të thirren për të luftuar në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Imazhet dhe video tregojnë policinë duke goditur protestuesit në qytete të shumta, derisa pamjet tregonin disa protestues në një demonstratë të Moskës që po arrestoheshin nga policia autoritetet në Shën Petersburg po përpiqeshin të frenonin turmën që bënin thirrje për “jo mobizilim”, jashtë Katedrales Isakiivskiy.
Policia arrestoi protestuesit në 38 qytete në Rusi të mërkurën, sipas shifrave të publikuara pak mas mesnate nga grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info.
Zëdhënësja e grupit, Maria Kuznetsova tha për CNN se të paktën katër stacione policie në Moskë, disa nga protestuesit e arrestuar nga policia e trazirave po rekrutoheshin direkt në ushtrinë ruse.

Njëri nga të arrestuarit është kërcënuar me ndjekje penale për refuzim të rekrutimit, tha ajo. Qeveria ka thënë se dënimi për refuzimin e rekrutimit tani është 15 vjet burg. Nga më shumë se 1,300 personat e arrestuar në mbarë vendin, më shumë se 500 ishin në Moskë dhe më shumë se 520 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info.

Pak më shumë se gjysma e protestuesve të arrestuar emrat e të cilëve u publikuan janë gra, tha gjithashtu OVD-Info, duke e bërë atë protestën më të madhe antiqeveritare për nga numri i grave në historinë e fundit. Megjithatë, mbikëqyrësi specifikoi se shkalla e plotë e arrestimeve mbetet e panjohur.
Mediumi Nexta gjithashtu ka raportuar për këtë çështje ku tha se njerëzit e arrestuar protestat kundër luftës, po pranon thirrje për të shkuar në luftë, madje ka publikuar edhe disa imazhe që duket se janë fletë-thirrjet.