Rusia përgatitet të lehtësojë rregullat e vizave për të huajt

Rusia përgatitet të lehtësojë rregullat e vizave për të huajt

Rusia ka bërë të ditur se po punon për të lehtësuar procesin e dhënies së vizave për shtetasit e huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, konsullatat ruse po përditësojnë mjetet përkatëse digjitale, përfshirë një faqe interneti të posaçme për lëshimin e vizave elektronike të unifikuara për shtetasit e huaj.

Ministria njofton se vizat elektronike pritet të lëshohen deri në fund të vitit 2022.

Më tej, thuhet se vizat elektronike do të jetë të disponueshme për qytetarët e 52 vendeve që duhet të hyjnë në Rusi në një nga 92 pikat kufitare të pajisura për përpunimin e këtij lloji të dokumentit të udhëtimit.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian (BE) arriti një marrëveshje politike për pezullimin e marrëveshjes së saj për lehtësimin e vizave me Rusinë, një masë që do të reduktonte ndjeshëm numrin e vizave të lëshuara nga vendet anëtare të bllokut evropian për rusët.

Estonia, Letonia dhe Finlanda fillimisht kishin propozuar një ndalim të plotë në mbarë BE-në për vizat turistike për rusët.

Pezullimi i plotë i marrëveshjes së vizave nga muaji gusht erdhi pasi BE-ja ndërpreu pjesërisht marrëveshjen në muajin shkurt, duke shënjestruar kryesisht zyrtarë qeveritarë, diplomatë dhe biznesmenë.