Rusia ndalon gazin në Gjermani

Rusia ndalon gazin në Gjermani

Rusia ndalon përkohësisht gazin në Gjermani

Rusia njoftoi se do të ndalojë për dhjetë ditë dërgesat e gazit natyror në Gjermani – përmes tubacionit Rrjedha e Veriut 1 – duke filluar nga 11 korriku.

Autoritetet ruse thanë se kjo bëhet për shkak të disa punëve të përvitshme në mirëmbajtje, por disa në Gjermani janë të shqetësuar se Kremlini mund të gjejë ose krijojë arsye për të zgjatur ndalesën, si formë ndëshkimi për Berlinin që po e mbështet Ukrainën, si politikisht, ashtu edhe me armë, prej kur Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkallë të gjerë, më 24 shkurt.

Njoftimi për pezullimin e furnizimeve me gaz vjen pasi Qeveria kanadeze ka thënë më 10 korrik se do të kthejë një turbinë të riparuar të gazsjellësit Rrjedha e Veriut 1 në Gjermani.

Turbina pritet të dërgohet fillimisht në Gjermani, e më pas t’i transferohet kompanisë ruse, Gazprom, e cila është operatore e tubacionit, në mënyrë që Kanadaja të mos i shkelë sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.