Rusia “ka vënë në lëvizje nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Rusia “ka vënë në lëvizje nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Inteligjenca britanike e Mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka vënë në lëvizje nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit se komanda e flotës në Detin e Zi “me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai.
“Kjo gjë ka shumë mundësi të ketë ndodhur për shkak të ndryshimeve të fundit dhe rritjes së nivelit të kërcënimit nga kapaciteti ukrainas për sulme me rreze të gjatë”, është thënë në vlerësim.

Ministria britanike ka cituar sulmet që kanë ndodhur në dy muajt e fundit në bazën e flotës ruse dhe bazën e aviacionit detar.

“Siguria e bazës tani rrezikohet drejtpërdrejt nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës”, tha Ministria britanike.

Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në fillim të muajit shtator, për të rikthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt, shkruan REL.