Rusia do të aneksojë zyrtarisht katër zona të tjera të Ukrainës

Rusia do të aneksojë zyrtarisht katër zona të tjera të Ukrainës

Rusia ka thënë se do të aneksojë zyrtarisht katër zona të tjera të Ukrainës në një ceremoni e cila do të mbahet të premten, vetëm ditë pasi u mbajtën referendumet, shkruan BBC-ja.
Zyrtarët e mbështetur nga Rusia kishin pohuar më parë se stërvitja pesë-ditore kishte siguruar mbështetje pothuajse totale nga ata që morën pjesë, megjithëse nuk u zhvillua asnjë monitorim i pavarur.

Të ashtuquajturat votime u mbajtën në dy rajone lindore, Luhansk dhe Donetsk, dhe në Zaporizhzhia dhe Kherson në jug.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se referendumet e rreme që po mbahen në Ukrainë janë shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare.
Pas një bisede me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Stoltenberg ka thënë se i ka bërë atij të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetit dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.