Rusia bëhet furnizuesi i dytë më i madh i naftës në Indi

Rusia bëhet furnizuesi i dytë më i madh i naftës në Indi

Rusia ka kaluar Arabinë Saudite duke u bërë furnizuesi i dytë më i madh i naftës në Indi pas Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në “The Times of India”, India bleu rreth 25 milionë fuçi naftë ruse në maj, që korrespondon me më shumë se 16 për qind të të gjithë importeve të naftës.

Ndërsa pesha e naftës bruto me origjinë ruse të blerë nga vendi në importet totale të tij nga deti në tremujorët e parë të 2021 dhe 2022 ishte nën 1 për qind, ajo arriti në 5 për qind për herë të parë në prill.

Iraku ruajti pozicionin e tij si furnizuesi më i madh i Indisë muajin e kaluar, me Arabinë Saudite që bie pas Rusisë në vendin e tretë.

Naftë bruto e lirë nga Rusia

India, importuesi i tretë më i madh i naftës në botë, ka mbrojtur blerjen e naftës së papërpunuar nga Rusia që nga fillimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ministria e Naftës njoftoi muajin e kaluar se energjia e marrë nga Rusia mbeti e pakët në krahasim me konsumin total të Indisë.

Në një kohë kur çmimet globale të energjisë po rriten, India përdor naftën e lirë ruse për të plotësuar nevojat e saj për energji.

Vendi blen naftën ruse me një zbritje prej rreth 30 dollarë për fuçi.