Rusi, rritet në 20 numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit

Rusi, rritet në 20 numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit

Është rritur në 20 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur për shkak të shpërthimit të gazit në qytetin rus Magnitogorsk, transmeton AA.

Ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e bllokut të shembur në shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor në një ndërtesë 10 katëshe në qytetin Magnitogorsk.

Në deklaratën e Ministrisë së Situatave Emergjente thuhet se ka arritur në 20 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat.

Si pasojë e shpërthimit të gazit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit në qytetin Magnitogorsk u dëmtuan 48 apartamente ku jetonin më shumë se 100 persona. Kujtojmë se rreth 35 orë pas ngjarjes në punimet e kërkim-shpëtimit u nxorr gjallë një foshnje.