Rusi, parandalohet akti terrorist ndaj tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Jugore”

Rusi, parandalohet akti terrorist ndaj tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Jugore”

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se është parandaluar akti terrorist kundër tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Jugore” e cila siguron gaz për Türkiye-n dhe Evropën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga FSB thuhet se “Si rezultat i operacionit të FSB-së parandaluam përpjekjen e inteligjencës së Ukrainës për të kryer akt terrorist kundër tubacionit të gazit natyror ‘Rrjedha Jugore’. Përmes kësaj linje bëhet dërgesa e gazit në Türkiye dhe Evropë”.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetas rusë dhe janë konfiskuar materialet e nevojshme për kryerjen e shpërthimit, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ka filluar një hetim lidhur me ngjarjen.

Më tej theksohet se shpërthimi ishte planifikuar në linjën në rajonin Volgograd të Rusisë.