Rusët granatojnë ndërtesat kolektive në Kharkiv, vriten gjashtë civilë dhe 16 tjerë plagosen

Rusët granatojnë ndërtesat kolektive në Kharkiv, vriten gjashtë civilë dhe 16 tjerë plagosen

Rusët kanë granatuar ndërtesat kolektive në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – Kharkiv, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe 16 tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Guvernatori rajonal Oleh Synehubov, tha se raketat goditën ndërtesat kolektive në Saltivka, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin e rusë mbi civilët.
“Është një sulm cinik mbi civilët që nuk ka kurrfarë arsyetimi – ku shfaqet haptazi agresiviteti i tyre. Nuk do t’ua falim kurrë, madje do të hakmerremi”, shtoi Zelensky.

Në fotografi të shumta që po qarkullojnë, shihen shërbimet emergjente pranë ndërtesave të përfshira nga zjarri dhe rrënoja të shumta.