Rumania do të kryesojë me BE-në

Rumania do të kryesojë me BE-në

Rumania prej sot në gjashtë muajt e ardhshëm do të kryesojë me Këshillin e BE-së më 1 janar.

Në gjashtë muajt e ardhshëm Rumania duhet ta koordinojë Bashkimin Evropian gjatë daljes së Britanisë së Madhe prej bllokut evropian, më pas zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat do ta caktojnë përbërjen e Komisionit të ri evropian, ndërsa do të udhëhiqen negociata për kornizën financiare në periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027.

Krahas kësaj Bukureshti do të duhet të vazhdojë të luftojë për besim tek partnerët evropianë kur bëhet fjalë për shtetin ligjor dhe ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit.

Motoja e kryesimit rumun është “Afrimi – vlerë e përbashkët evropiane”. Bukureshti në pesë muajt e ardhshëm në qendër të kryesimit e vë “qytetarin evropian” dhe paralajmëroi fokusimin e politikave të cikat kanë efekt të drejtpërdrejt dhe pozitiv ndaj jetës së njerëzve të cilët jetojnë në territorin e BE-së.

Rumania paralajmëroi se do të angazhohet për më shumë integrim gjegjësisht “për një union dhe jo për disa”. Kryeministrja rumune Viorika Dançilla gjatë prezentimit të prioriteteve prej kryesimit theksoi se duhet të tejkalohen ndarjet midis anëtareve të vjetra dhe të reja të Unionit, midis Lindjes dhe Perëndimit.

Në mesin e prioriteteve të Rumanisë në gjashtë muajt e ardhshëm është edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor si edhe partneritetet lindore dhe angazhimet për përafrimin e BE-së me Molldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.