Rrugë të lagështa, një kamion rrëshqet në rrugën Negotinë-Gjevgjeli

Një kamion ka rrëshqitur nga rruga në rrugën Negotinë-Gjevgjeli njoftoi 24Info. Deri më tani, nuk ka informacion nga Ministria e Brendshme për pasojat gjatë këtij aksidenti. Lidhja Automoto e Maqedonisë njoftoi se komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagëta, vende-vende me borë. Në kalimet më të larta malore si Strazha, Pletvar dhe Gjavato trafiku është i vështirë dhe rekomandohet lëvizje me kujdes të jashtëzakonshëme. /SHENJA/