Rrugë të lagështa, kominikacion i ngadalësuar

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Kriva Pallankë, Stracin, Pavleshenci, Shtip, Saramzalino, Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit e cila për momentin nuk po mbetet nëpër rrugë. LAMM njofton se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.