Rritet në 39 numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit në Rusi

Rritet në 39 numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit në Rusi

Është rritur në 39 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur si pasojë e shpërthimit të gazit në qytetin rus Magnitogorsk të rajonit Chelyabinsk, raporton AA.

Punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e bllokut të shembur në shpërthimin që ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor në një ndërtesë 10 katëshe në qytetin Magnitogorsk kanë përfunduar.

Guvernatori i Chelyabinsk, Boris Dubrovskiy, në deklaratën e tij theksoi se nga rrënojat janë nxjerr 39 kufoma.

Ministri i Situatave Emergjente, Aleksandr Chupriyan, tha se nën rrënojat nuk ka mbetur trupa të pajetë. Ai tregoi se kanë përfunduar punimet e kërkim-shpëtimit.

Si pasojë e shpërthimit të gazit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit në qytetin Magnitogorsk u dëmtuan 48 apartamente ku jetonin më shumë se 100 persona.

Kujtojmë se rreth 35 orë pas ngjarjes në punimet e kërkim-shpëtimit u shpëtua një foshnje.