` . Rritet në 16 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Pakistan - TV SHENJA

Rritet në 16 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Pakistan

Është rritur në 16 numri i personave që kanë humbur jetën pasi një furgon në lëvizje mbeti nën rrënoja nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Gilgit-Baltistan të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, furgoni po udhëtonte nga Rawalpindi drejt rajonit Skardu dhe mbeti nën dheun i cili rrëshqiti në një rrugë malore.

Zëvendës komisari i Drejtorisë së policisë në Gilgit-Baltistan, Miraj Alam tha se me gjetjen edhe të 6 trupave të pajetë numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 16.

Ndërkohë thuhet se punimet e kërkim-shpëtimit në rajon kanë përfunduar.

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet në rajonet malore dhe të thyera ndodhin shpeshherë pas shirave mosun në Pakistan.