Rriten shifrat në Itali, 103 qytetarë humbin betejën me COVID

Rriten shifrat në Itali, 103 qytetarë humbin betejën me COVID

Italia ka shënuar rritje të infektimeve dhe viktimave nga COVID ditën e sotme.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID 15.085 qytetarë, nga 12.764 që ishin ditën e djeshme.

Betejën me COVID në 24 orët e fundit e kanë humbur 103 qytetarë, një rritje krahasuar me ditën e djeshme, kur ishin 89.

Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 5,043,620, vdekjet 133,931.

Norma e pozitivitetit është 2.6%, nga 1.8% dje. Nga ana tjetër, 686 pacientë janë në terapi intensive, 3 më shumë se dje.