Rrahmani beson në rezultat pozitiv në derbin ndaj Vardarit

Rrahmani beson në rezultat pozitiv në derbin ndaj Vardarit

Të enjten Klubi i Hendbollit Çair për femra do të vihet përballë Vardarit në derbin e madh të xhiros së 3-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Para këtij derbi ka folur hendbollistja e KHF Çair Leonora Rrahmani, e cila beson se skuadra e saj do të marrë rezultat pozitiv

“Besoj fuqishëm në një rezultat pozitiv, me të cilin do i gëzonim publikun tonë që do vinë të na përkrahin të enjten. Jemi të gatshëm për këtë ndeshje derbi, ashtu sikur edhe për gjitha ndeshjet tjera”, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani më tej ka përgëzuar trajnerin Basri Latifi dhe gjithë stafin e trajnerin për punën e tyre të palodhur.

 “Shfrytëzoj rastin të përgëzoj trajnerin Basri Latifi dhe të gjithë stafin e trajnerëve që me organizimin e mirë, punën e tyre të palodhur kan arritur të motivojnë ekipin që të jemi të gatshëm maksimalisht për të bërë paraqitje shumë të mira”, u shpreh më tej Rrahmani. /SHENJA/