Rrahja e të moshuarës në Pejë, vajza që shpërndau videon: Po kërcënohem unë dhe persona të tjerë që kanë emrin e njëjtë

Rrahja e të moshuarës në Pejë, vajza që shpërndau videon: Po kërcënohem unë dhe persona të tjerë që kanë emrin e njëjtë

Kaltrinë Zeneli është vajza e cila gjatë ditës së mërkurë ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale videon e aktit të dhunës fizike nga infermierja ndaj një të moshuare në një shtëpi për pleq në Pejë.

Mirëpo e njëjta sot thotë se ka pranuar shumë kërcënime në rrjete sociale për shpërndarjen e kësaj video nga njerëz të ndryshëm.

Në një prononcim për Telegrafin, Zeneli tha se përveç kësaj atë po e brengos fakti se po kërcënohen vajza të tjera të cilat e kanë emrin e mbiemrin njëjtë.

“Është e vërtetë që unë po kërcënohem në rrjetet sociale për videon që e kam shpërnda gjatë natës së mbrëmshme. Por, realisht unë në rrjetet e mija sociale e kam emrin Kaltrinë Zeneli dhe jo Kaltrina Zeneli dhe personat të cilët kanë kërcënuar kanë kërcënuar dikë tjetër. Vajza në fjalë më është drejtuar mua dhe m’i ka dërguar mesazhet që ka marrë prej personave të ndryshëm. Vajza në që ka emrin e njëjtë me mua më ka treguar se e ka denoncuar njërin prej komentuesve që i ka dërguar një mesazh kërcënimi”, deklaroi ajo.
Tutje Zeneli shtoi se te njerëzit është krijuar edhe një keqkuptim tjetër se ajo ishte vajza që e ka xhiruar këtë video.

“Njerëzit po mendojnë që vajza e cila e ka xhiruar atë video kam qenë unë, është një keqkuptim këtu. Unë nuk kam xhiruar, nuk jam pjesë e videos. Jam ajo që e kam shpërnda dhe e kam denoncuar rastin gjë që nuk jam fare e penduar. Unë kam marrë kërcënime edhe nga njerëz që më kërcënojnë me gjuhë të ndryshme si spanjolle, italisht dhe anglisht. Unë po brengosem për vajzat që e kanë emrin si unë dhe po përballen me këtë rast”, tha ajo.

Ndërkaq, në videon e postuar të mërkurën shihet një infermiere në një shtëpi të pëlqeve e cila e sulmon fizikisht një grua të moshuar dhe disa vajza të tjera të cilat e xhirojnë aktin dhe qeshin. E njëjta video ka nxitur shumë reagime dhe deri më tani për këtë gjë janë arrestuar tre persona.