Ronaldo refuzon 242 milionë euro nga një ekip i Arabisë Saudite

Ronaldo refuzon 242 milionë euro nga një ekip i Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo e ka hedhur poshtë një ofertë “faraonike” që do ta bënte atë sërish futbollistin më të paguar në botë. Pasditen e së hënës, në Portugali u përhap lajmi se Al-Hilal i kishte ofruar një kontratë prej 242 milionë eurosh për dy sezone. Tregu është ende i hapur dhe klubi nga Arabia Saudite synonte ta shndërronte Cristianon referencë absolute të një futbolli që ka tërhequr muaj më parë lojtarë si Vietto, Álvaro González, Ospina, Santi Mina apo Alvaro Medrán.

Pavarësisht kësaj oferte të pazakontë, Ronaldos është i bindur për të qëndruar te Manchester United të paktën për muajt e ardhshëm.

CR7 dëshiron të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë të futbollit. Synimi i tij ishte që të gjente që një ekip të rëndësishëm pjesëmarrës në Champions League.

E vërteta është se për momentin, portugezi e ka humbur statusin e titullarit nën drejtimin e Ten Hag. Portugezi nuk është në momentin më të mirë, por objektivi i tij është të jetë në top-formë në Botërorin “Katar 2022”, që do të nisë pas dy muajsh.

Al-Hilal është një ekip nga qyteti i Riadit, i cili nuk ka ngurruar të bëjë një ofertë absolutisht të parezistueshme për këdo: 121 milionë euro në vit.

Luciano Vietto, peruani Carrillo apo mesfushori brazilian Matheus Pereira janë lojtarët më të spikatur të kampionit aktual saudit të stërvitur nga argjentinasi Ramón Díaz