Ronaldo publikon fotografi me Fergusonin, shprehet i lumtur për takimin me të

Ronaldo publikon fotografi me Fergusonin, shprehet i lumtur për takimin me të

Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur që ka takuar Sir Alex Alex Fergusonin të dielën.

Ky takim ka ndodhur para ndeshjes së javës së 11-të mes Manchester United dhe Newcastle United, e cila është mbyllur baras dhe pa gola.
Para fillimit të kësaj ndeshjes, Fergusoni i ka dhuruar Ronaldos një trofe përkujtimor për nder të golit të 700-të të shënuar nga portugezi në nivel klubesh.

37-vjeçari këtë shifër e arriti në javën e dhjetë të Premierligës, kur ka shënuar gol në fitoren 1:2 të “Djajve të Kuq” kundër Evertonit.
Ronaldo ka postuar një fotografi me ish-trajnerin e Manchester Unitedit në “Twitter”. “Gjithmonë është kënaqësi të jem me ju shef!”, ka shkruar Ronaldo.