Ronaldo pranon se refuzoi ofertën tronditëse, plot 350 milionë euro për dy sezone

Ronaldo pranon se refuzoi ofertën tronditëse, plot 350 milionë euro për dy sezone

Një ofertë e pamundur për ta refuzuar. Me përjashtim të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez deklaroi gjatë intervistës tashmë të famshme të dhënë në “Talk TV” për gazetarin Piers Morgan se i kishte thënë “jo” një oferte stratosferike përpara kthimit të tij te Manchester United.

Një shifër e tillë befasuese është e pamundur të refuzohet. “Është e vërtetë, e kam marrë atë ofertë që më vinte nga Arabia, por vendosa të mos e pranoj”, – saktësoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Flitet për një marrëveshje 2-vjeçare me vlerë 350 milionë euro për të shkuar dhe luajtur në Arabinë Saudite. Një ofertë tronditëse ekonomikisht, por që ndoshta do t’i jepte fund karrierës së CR7.

Për këtë arsye portugezi e refuzoi përfundimisht. Një zgjedhje e guximshme, me siguri. CR7 vetëm në funksion të Kampionatit Botëror nuk përmbahet, siç pritej, dhe nis sfidën e tij:

“Nëse Portugalia fiton Kupën e Botës, nuk më intereson kush shënon. Nëse në finale kundër Argjentinës së Messit fitojmë 3-2 me golin tim, do të tërhiqesha menjëherë”.

Pas dekadash rivaliteti të ndezur, Cristiano Ronaldo zbulon “dobësinë” e tij për kundërshtarin e jetës, duke e lavdëruar Messin dhe duke fantazuar për një të ardhme së bashku: “Sigurisht që do të shisnim shumë fanella…

Nuk kam qenë kurrë në darkë me të, por do të doja ta bëja këtë. E respektoj atë dhe i jam mirënjohës për respektin që ka treguar gjithmonë ndaj meje dhe familjes sime. Ai është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë, përkrah Zidane”.