Ronaldo ‘pajtohet’ me Ten Hagun, rikthehet në stërvitje me ekipin e parë

Ronaldo ‘pajtohet’ me Ten Hagun, rikthehet në stërvitje me ekipin e parë

Cristiano Ronaldo është rikthyer në ekipin e parë të Manchester United, pasi u suspendua nga trajneri Erik ten Hag, për ndeshjen ndaj Chelseat.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka deklaruar se Ronaldo është rikthyer në stërvitje me skuadrën e parë, për përgatitjet e ndeshjes së enjtes ndaj Sherifit, transmeton Klankosova.tv.

Erik ten Hag dhe Ronaldo kanë qenë në dialog të vazhdueshëm – Cristiano tani është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

Kujtojmë, Ronaldo u përjashtua nga trajneri, pasi refuzoi të hynte në pjesën e dytë ndaj Tottenhamit.