Ronaldo nuk paraqitet në stërvitjet e Manchester United

Ronaldo nuk paraqitet në stërvitjet e Manchester United

Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet në stërvitjet e parapara për sot (e hënë) te Manchester United.

Djajtë e Kuq janë duke u bërë gati për ndeshjet para sezonale, derisa ylli portugez po u shkakton jo pak kokëçarje.
Sipas asaj që raporton gazetari i BBC Sport, Simon Stone, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të paraqitet në stërvitje.
Lojtari 37-vjeçar po e kërkon largimin nga “Old Trafford”, ndërsa arsyeja e tij për të mos marrë pjesë në seancë stërvitore është për arsye familjare.

Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli, thuhet se po i shikojnë mundësitë për transferimin e Ronaldos në këtë afat.

Madje, u raportua para pak ditësh se pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly është takuar me agjentin e CR7, Jorge Mendes, për të planifikuar një kalim të lojtarit në “Stamford Bridge”.