` . Ronaldo nuk mjafton, Young Boys merr tri pikë ndaj Man United - TV SHENJA

Ronaldo nuk mjafton, Young Boys merr tri pikë ndaj Man United

Young Boys ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-1, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi shumë më mirë për ‘Djajtë e Kuq’, pasi që në rastin e parë në minutën e 14-të arritën të shënonin.

Bruno Fernandes bën një pasim shumë të mirë te Cristiano Ronaldo, i cili nga afër shënon në mesin e këmbëve të portierit për 1-0.