Ronaldo mund të largohet nga Manchester United

Ronaldo mund të largohet nga Manchester United

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, mund të largohet këtë verë nga skuadra angleze Manchester United.

Arsyeja kryesore e largimit të tij nga Old Traford, është se Ronaldo nuk është pjesë e projektit të trajnerit Erik Ten Hag.

Mediat italiane dhe ato portugeze raportojnë se për shërbimet e Rinaldon kanë shfaqur interesim ish skuadra e tij, Sporting Lisbon dhe ajo italiane Roma, transmeton Indeksonline.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes tanimë ka pasur bisedat e para me Jose Mourinhon dhe drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinton.

Ronaldo fiton një pagë të lartë dhe Roma është gati t’i ofrojë atij 24 milionë euro në sezon, para që shumicën nga to do t’i dhurojnë disa sponsorë.

37-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Djajtë e Kuq, por kjo kontratë mund të zgjidhet me marrëveshje mes palëve.